Ardit Çuni tregon për depresionin dhe momentet e vështira: Isha thjesht një person shtesë

Mediale Vip

Ardit Çuni tregon për depresionin dhe momentet e vështira: Isha thjesht një person shtesë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 15:23
Ardit Çuni

Ardit Çuni, mes emocioneve, iu rikthye kujtimeve aspak të këndshme të së kalurës, kur luftonte me depresionin, dyshimet për karrierën e ndjesinë që askush nuk e merrte në konsideratë. Në një rrëfim në “Dancing with the stars”, ku të gjithë konkurrentët ndanë me publikun disa “sekrete”, ai u ndal te çastet më të errëta të jetës.

“[‘Who you are’ e Jessie J] është një nga ato këngë që ka shënjuar shumë gjatë jetën time. Mund ta lidh në shumë e shumë momente, në momente shumë të vështira, në momente depresioni, në momente të vështira ekonomike. Kam treguar gjithmonë vetëm mburojën time. Sigurisht pas kësaj mburoje, ka një Ardit shumë sensitiv.” - u shpreh ai.

Këngëtari tregoi se e ka pasur të vështirë të ndihej i vlerësuar dhe e lëndonte fakti që të tjerët nuk e përfillnin.

“Në fillim më lëndonte shumë fakti që nuk më llogarisnin. Rrija në një dhomë dhe isha thjesht një person shtesë në atë dhomë. Nuk e merrja guximin të flisja, pavarësisht sigurisë që mund të kisha. Nuk e merrja guximin të tregoja mbi këngët e mia. Unë kisha turp t’i tregoja, sepse mendoja që nuk vleja. Bija në një gjendje që nuk mundesha më të gjeja forcat për të ecur përpara. Vendosa t’i jap fund karrierës sime një herë e përgjithmonë dhe thashë ‘Ok, kjo gjëja nuk bën. Duhet të bëj diçka tjetër’. Por mendoj që ato vështirësi më kanë bërë ky që jam sot.

Arditi kërceu me të ëmën këngën “Who you are”, të cilën e ka edhe tatuazh. “Për mua, viti 2012 është viti i çdo fillimi; është viti kur kuptova që unë mund t’ia dal,” përfundoi ai.

Këngëtari nuk zbuloi detaje se pse viti 2012 ishte viti i kthesës në jetën e tij, por na i merr mendja që ka të bëjë me realizimin e këngës së tij të parë, “Po të jesh i dashuruar”, me të cilën mori pjesë në Top Fest. Në po të njëjtin vit, ai konkurroi në “X Factor Albania” dhe kompozoi këngën “Pranë njëri-tjetrin” për 100-vjetorin e Pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat