Avokatja e Johnny Depp bën deklaratat e forta për Amber Heard

Mediale Vip

Avokatja e Johnny Depp bën deklaratat e forta për Amber Heard

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 18:12
Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, Amber Heard

Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez nuk u kursye me deklaratat e saj të fundit për ish-gruan e tij Amber Heard duke e quajtur atë si një person të papëlqyeshëm.

Avokatja, e cila u kthye në një personazh goxha të njohur gjatë gjyqit për shpifje të yllit të 'Pirates of the Caribbean', tha se ajo kurrë nuk e pa aktoren e 'Aquaman' si "person të besueshëm".

Në një intervistë për 'Court TV', Vasquez u pyet pse shumica e dëshmitarëve të Heard nuk ishin live, përfshirë miqtë e saj, gjatë gjyqit. 

Vasquez u përgjigj se Heard është një person që "djeg ura", duke nënkuptuar se ajo nuk mund të mbajë marrëdhënie të shëndetshme me njerëzit.

"Një nga dëshmitarët më të vështirë ishte Dr. Dawn Hughes," tha Camille. "Dhe një tjetër ishte Whitney, motra e Amberit, sepse ajo ishte dikush që do të mbronte të afërmen e saj" -shtoi ajo.

Më pas shtoi se ajo beson se shumica e njerëzve që dëshmuan për aktoren, nuk ishin më miqtë e saj.

“Mendoj se fakti që ajo nuk zotëronte asgjë shkaktoi shqetësime të mëdha për jurinë,” shtoi avokati. “Ajo pretendoi se ishte viktimë e abuzimit, por i vetmi person që përfundoi në spital me lëndime ishte Johnny Depp.”

“Ishte një marrëdhënie intensive, por ajo ishte agresore”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat