Pas 7 muajsh, Rihanna i prezanton botës të birin

Mediale Vip

Pas 7 muajsh, Rihanna i prezanton botës të birin

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 20:18
Rihanna

Rihanna më në fund i ka prezantuar botës djalin e saj dhe A$AP Rocky. Këngëtarja 34 vjeçare ka publikuar për herë të parë një video të djalit të saj 7 muajsh në TikTok.

Videoja është 45 sekonda dhe krah saj Riri shkruan me humor "E hakerur". Në video, i vogli qesh me Rihannën teksa ajo e regjistron atë të ulur në sediljen e makinës. "Po përpiqesh të marrësh telefonin e mamasë?"-e pyet ajo të birin, emrin e të cilit ende nuk e ka zbuluar.

Më pas ai e merr telefonin dhe përpiqet ta fusë në gojë ndërsa Rihanna thotë: “Oh, uau. Oh, uau.”

Rihanna dhe Rocky, 34 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në maj, por kanë zgjedhur ta mbajnë atë larg vëmendjes mediatike. Kur djali ishte 5 muajshe, Rihanna tha se ajo dhe reperi nuk kishin zbuluar emrin dhe fotot e djalit të tyre, sepse ata thjesht nuk duan. 

Megjithatë, Rihanna u ndal pak më shumë te mëmësia duke i thënë E!News se ka pasur një rrugëtim të ngjashëm me atë të nënës së saj, Monica Braithwaite.

"Është e çuditshme," ndau këngëtarja në atë kohë. “Edhe gjërat e vogla që më mërzitin tek ajo, unë i bëj. Unë them të njëjtat gjëra. Unë pastroj fytin në të njëjtën mënyrë. Unë lëviz gojën në të njëjtën mënyrë."

Po ashtu, ditën e sotme "Hollywood Unlocked" ka ndarë edhe disa foto të djalit të Ririt dhe ASAP Rocky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat