Këngëtarja e njohur, zbulon për herë të parë nëse është single apo në një lidhje

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur, zbulon për herë të parë nëse është single apo në një lidhje

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 16:37
Diona Fona

Diona Fona e ftuar në “Zemër Luana”.

Këtë puntatë, Egi ishte në rolin e astrologes Vefi, ku ka parashikuar fatin e secilit prej të ftuarve sipas shenjës së tyre të horoskopit. Për Dionën është shprehur se do të ketë probleme me partnerin e duhet të ketë kujdes. Por në fakt Diona Fona ka treguar se nuk ka partner.

Këngëtarja ka shtuar: “S’kam partner, më mirë vetë sesa me hek”. Pra Diona sapo konfirmoi edhe një herë se është beqare.

E ftuar disa kohë më parë në ‘Pardon My French’ Diona foli për herë të parë rreth kësaj çështje dhe zbuloi të vërtetën lidhur me marrëdhënien e saj me ish- konkurrentin e ‘Për’Puthen’. “Nuk është ashtu si duket. Krijuam miqësi të mirë me Andin. Nuk jam marrë shumë me lajmet, nuk merrem me thashetheme, me skandale. Është shumë e lehtë të gjykosh vetëm prej karriges duke parë, po nuk është ashtu si duket.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat