Adelina Tahiri nuk kursen replikat për Cindy-n: Kërcen si në cirk

Mediale Vip

Adelina Tahiri nuk kursen replikat për Cindy-n: Kërcen si në cirk

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 23:31
Adelina Tahiri

Klipi përmbledhës në 'Dance Albania' i Adelina Tahirit shoqërohet nga komentet e vazhdueshme të Cindy Marinës për të.

Tashmë po afron finalja, gara është bërë më e fortë dhe kanë nisur përplasjet midis konkurrenteve.

Adelina ka zgjedhur që t’i përgjigjet me replika të forta modeles.

"Kam dëgjuar edhe nga Cindy që jam një nga konkurrentet më të forta, por tani ndryshoi mendje. Unë nuk kam ndryshuar mendje. Është akrobate shumë e mirë por skena është për të vallëzuar, jo për të ndenjur në ajër. Të bësh lift ose të bësh padjeshkë sigurisht që unë e vlerësoj dhe është një gjë shumë e mirë, por ai nuk është realisht vallëzim."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat