Raporti me Gresën dhe ish-gruan e tij, Olti Curri i drejtohet Stresit: Po më kujton historinë e trekëndëshit ‘Trixa, Donald dhe Bora’

Mediale Vip

Raporti me Gresën dhe ish-gruan e tij, Olti Curri i drejtohet Stresit: Po më kujton historinë e trekëndëshit ‘Trixa, Donald dhe Bora’

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Olti Curri, në një bashkëbisedim të drejtpërdrejt me Stresin i ka dhënë artistit kritikat e tij mbi raportin me modelen Gresa Hoti.

Ai tha se historia e tij me modelen shqiptare dhe ish-gruan e tij, Keisin, po ia rikujton “historinë e trekëndëshit” të Beatrix Ramosajt, Donald Veshajt dhe Bora Zemanit.

I njëjti theksoi se kjo histori tashmë “është e konsumuar” dhe “nuk është më interesante për publikun”.

Ndërkohë, Donaldi në Big Brother VIP në Shqipëri kishte nisur një romancë dashurie me Ramosajn, ndërkohë që në fillim të këtij reality shoë kishte takuar ish-të dashurën.

Kjo më pas bëri bujë të madhe duke qenë se pas përfundimit të BBV, Donaldi u nda nga Trixa dhe u bashkua menjëherë me yllin e “Dancing With the Stars”.

Bora dhe Donaldi tashmë po shijojnë lidhjen e tyre dhe po vazhdojnë të jenë bashkë çdo moment. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat