Për çfarë arsye filmi i ri i Will Smith refuzohet nga Golden Globes

Mediale Vip

Për çfarë arsye filmi i ri i Will Smith refuzohet nga Golden Globes

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 20:13
Will Smith

Karriera e aktorit Will Smith ende po ndjen pasojat nga incidenti famëkeq në Oscar, “Emancipation”, filmi i fundit i Smith nuk ka përfunduar ashtu siç ai shpresonte.

Sipas një raporti nga “Radar Online”, Will është i lënduar dhe i zemëruar që “Emancipation” u shpërfill nga “Golden Globes 2023”. Filmi ka patur të ardhura shumë modeste, drama e skllavërisë e cila kushtoi 120 milionë dollarë, ka fituar deri më tani vetëm 3 mijë dollarë.

Will Smith shpresonte se filmi do ta lehtësonte rikthimin e tij pas shuplakës në Oscars. 54-vjeçari kishte shpresa se imazhi i tij ishte përmirësuar që nga ajo kohë. Aktori është gjithashtu i trishtuar që Tom Cruise i shmanget, i cili nuk ka asnjë interes të ketë fare marrëdhënie me të, në baza profesionale apo personale.

Sipas burimit: “Will i është afruar Tomit disa herë, duke u përpjekur të rilidhet dhe të shohë nëse ata mund të mendojnë për disa projekte së bashku. Një film solid me Tomin do të garantonte rikthimin e Will-it, ose kështu mendon ai. Will ka ofruar madje të fluturojë për në Londër nëse kjo është më e përshtatshme, por Tom nuk reagon dhe as nuk i shkruan atij”.Rikujtojmë, se shuplaka famëkeqe e Smith në Oscar kundrejt komedianit Chris Rock është shpallur si videoja më e preferuar e vitit në YouTube në Mbretërinë e Bashkuar, klipi ka mbledhur mbi 103 milionë shikime.Ai tregon versionin e pacensuruar të momentit kur aktori i Hollivudit hyri në skenë dhe goditi komedianin pasi bëri një shaka për bashkëshorten e tij, Jada. Videoja u bë shpejt virale dhe bëri bujë në gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat