Mozzik publikon këngën e re “Daddy”

Mediale Vip

Mozzik publikon këngën e re “Daddy”

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 08:54
Mozzik

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik krahas angazhimeve me koncerte po punon vazhdimisht edhe për projekte të reja muzikore.

Edhe së fundmi ai ka lansuar një këngën të re të cilën e solli të shoqëruar edhe me videoklip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Projekti mban titullin “Daddy” dhe është prodhuar nga producentët Rzon dhe Fisnik.

Ndërkohë, për nga ana vizuale është përkujdesur produksioni muzikor “Entermedia”.

Ndryshe, përderisa Mozzik mbetet i angazhuar me projekte muzikore, vëllau i tij reperi Getinjo prej javësh ka nisur rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Reperi nga Ferizaj është kthye në një prej personazheve më të komentuara dhe natyrisht nuk i ka munguar përkrahja e Mozzikut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat