Beka dhe Edoni përplasen për qëndrimet rreth komunitetit LGBT+

Mediale Vip

Beka dhe Edoni përplasen për qëndrimet rreth komunitetit LGBT+

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 22:10
Edon Shileku dhe reperi MC Beka

Në shtëpinë e Big Brother VIP është zhvilluar një debat mjaft i madh mbrëmmjen e së premtes.

Aktori Edon Shileku dhe reperi MC Beka janë përplasur rreth një debati që kanë zhvilluar gjatë javës, ku temë diskutimi ka qenë qasja ndaj komunitetit LGBT+.

Edoni i cili herë pas here shfaqet si ‘Drag Queer’ në shtëpinë e BBVK, ka deklaruar se është krenar që është pjesë e komunitetit LGBT+ dhe se mundohet të bëjë të pamundurën që t’i respektojë të drejtat e këtij komuniteti.

Beka këmbëngulte se është opinioni i tij i caktuar lidhur me qëndrimet e tij rreth personave të komunitetit LGBT+, por një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga banorët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat