Adriana Matoshi shkruan për dashurinë, Fjolla Morina i komenton e zhgënjyer: Edhe unë kam menduar që ka dashuri, por ishte rrenë

Mediale Vip

Adriana Matoshi shkruan për dashurinë, Fjolla Morina i komenton e zhgënjyer: Edhe unë kam menduar që ka dashuri, por ishte rrenë

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 18:49
Adriana Matoshi, Fjolla Morina

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka bërë së fundmi një status mjaft dashamirës në rrjetet sociale.

“Dashuria e shpëton botën”, ka shkruar në profilin e saj zyrtar në Facebook, aktorja e cila përjeton dashurinë më të madhe si nënë e katër fëmijëve.

Por me këtë fjali të saj nuk është pajtuar aspak këngëtarja e njohur e turbofolkut, Fjolla Morina.

Ajo i ka komentuar aktores Matoshi, duke shrkuar se edhe ajo dikur besonte në dashuri, por e ka kuptuar se në fakt gjithçka është një gënjeshtër.

“Edhe unë kam menduar që ka, por rrenë ish, është kriminela/kriminele, vërdallë s’ka dashuri e s’ka razi”, ka shkruar këngëtarja e hitit “Fb”.

Fjolla përndryshe ka qenë disi e pafat përsa i përket jetës së saj sedimentale dhe dashurisë.

Vitin e kaluar ajo u nda nga ish-bashkëshorti i saj, sipërmarrësi Fisnik Syla, me të cilin po priste edhe ardhjen në jetë të një fëmije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat