“Jam ndarë dhe nuk më ka interesuar shumë!”/Mikela flet në BBV për ish-partnerin e saj

Mediale Vip

“Jam ndarë dhe nuk më ka interesuar shumë!”/Mikela flet në BBV për ish-partnerin e saj

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 13:05
Mikela

Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, “Big Borther VIP”. 

Mëngjesin e sotëm banorët pasi janë zgjuar kanë diskutuar me njëri-tjetrin në lidhje me ndarjen e të gjitha punëve të shtëpisë. Por ajo që është vënë re kanë qenë edhe debatet e shpeshta që Mikela Pupa ka zhvilluar me këngëtarin Luiz Ejlli. Në fillim ata debatuan në lidhje me pjesën e termit të përdorimit të dhunës, më pas për pjesën e mbajtjes së syzeve apo lenteve.

Kur ata po qëndronin në kuzhinë së bashku me Kejvinën filluan të diskutonin edhe për lidhjen që Mikela ka pasur, ku ndër të tjera u shpreh se:

“Shiko më beso që nuk e kam aq problem këtë pjesën e ndarjes, jam ndarë dhe nuk më ka interesuar shumë. Pse u ndava? E ndava unë nuk më ndau”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat