Përlotet Kiara Tito: Prindërit nuk kishin lekë të më paguanin shkollën

Mediale Vip

Përlotet Kiara Tito: Prindërit nuk kishin lekë të më paguanin shkollën

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 14:53
Kiara Tito

Moderatorja e njohur, Kiara Tito është një nga vajzat më të pëlqyera të ekranit shqiptar. Ajo ka spikatur për pamjen e saj, por edhe për artikulimin gjatë prezantimit në “Style Star Show”.

Së fundmi, Kiara është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka treguar e prekur arsyen pse u zhvendos nga Italia në Shqipëri. Mes lotësh, Kiara ka rrëfyer se prindërit e saj nuk kishin mundësi për t’i paguar shkollën dhe e pa si opsion më të mirë kthimin.

“Arsyeja pse u vendosa të kthehesha në Shqipëri është sepse Italia në atë kohë pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë që të ma ofronin mua shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që… se prekem kur flas për këtë…Babi ishte ai që më shtyu më shumë që shih kthehu në vendin tënd”, ka deklaruar e përlotur moderatorja ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat