​Georgina e befason Ronaldon me një dhuratë luksoze për Krishtlindje

Mediale Vip

​Georgina e befason Ronaldon me një dhuratë luksoze për Krishtlindje

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, një prej futbollistëve më të mirë sot, i ka blerë portugezit të famshëm një dhuratë luksoze për Krishtlindje.

Ajo për Krishtlindje i ka blerë Ronaldos një Rolls-Royce luksoze, pasi Ronaldo njihet si koleksionist makinash, duke pasuruar kështu koleksionin e tij.

Shprehja e fytyrës së Ronaldos, kur pa një makinë para shtëpisë me një hark të madh të kuq, të cilin e ‘tërhoqi Santa Claus’, flet më shumë për habinë dhe kënaqësinë e dhuratës.

Georgina ka postuar videon në profilin e saj në Instagram me përshkrimin “Natë magjike, faleminderit Santa”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat