E besoni ose jo, Michelle Obama e tha të vërtetën e saj për martesën: Nuk është kurrë 50/50

Mediale Vip

E besoni ose jo, Michelle Obama e tha të vërtetën e saj për martesën: Nuk është kurrë 50/50

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 06:19
Michelle Obama

Së fundmi Michelle Obama ka dhënë një intervistë gjatë së cilës ka rrëfyer detaje nga martesa e saj me ish-presidentin Barack Obama-n.

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së në intervistën për “REVORT Studios” ka rrëfyer për vështirësitë e marrëdhënies së saj me ish-presidentin. Sipas saj, pas ardhjes në jetë të dy vajzave të tyre, gjërat mes tyre kanë qenë të vështira.

“Për dhjetë vjet nuk e durova dot burrin tim. Ndërsa isha nënë e re në përpjekje për të rritur vajzat e mia, Barack-u luante golf ose shkonte në palestër. Martesa nuk është kurrë 50/50.

Zakonisht është 70/30, ndonjëherë është 60/40. Burri im ishte i fokusuar në karrierën e tij politike në fillim të viteve 2000 dhe mungonte vazhdimisht në shtëpi”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat