Vivien thotë se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual, njëjtë edhe Ana

Mediale Vip

Vivien thotë se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual, njëjtë edhe Ana

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 07:01
Vivien

Pas diskutimit rreth videos intime të publikuar të Xhulit para më shumë se një dekade, tri banoret e tjera, Ana, Arta dhe Vivien kanë rrëfyer histori të tyre të ngacmimeve seksuale.

“E kam pasur një rast kur kam qenë në shkollën e pianos, tani kur e mendoj ai profesori sigurisht ka qenë pedofil për atë arsye e kam lënë shkollën në fjalë”, ka thënë Arta.

“Ka qenë asi tipi (reagon me duar sikur ai e ka prekur në trup kur ka reaguar mbi diçka), pastaj e kam pa që është ka teprohet, por nuk e dija sepse isha fëmijë. Ose kur hynte ndonjë profesor, ai largohej ose diçka”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, Vivien ka thënë se një ngjarje e ngjashme i ka ndodhur në Greqi.

“Kam qenë në Greqi me nënën duke bërë pazar, dhe ai ka qenë impakti i parë me organin gjenital të mashkullit. Mbaj mend veten, që më preku një gjë dorën dhe unë u shtyva, dhe vazhdonte. Isha 8-9 vjeçe, kur e kam parë një burrë të madh dhe ishte qasja e parë. Ka qenë një tmerr dhe nuk dija, nënës s’ia kam thënë kurrë”, ka thënë Vivien.

“Thonë se fëmijët shohin ndonjëherë video porno, unë se kisha parë akoma videon porno. Por ajo, dhe e pash tamam. Ishte tmerr. Kam shkuar tek daja dhe kam qarë, më vinte keq nga vetja”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat