Përfaqësoi Shqipërinë në Turqi, 19-vjeçarja zgjidhet e treta në Miss: Jam krenare

Mediale Vip

Përfaqësoi Shqipërinë në Turqi, 19-vjeçarja zgjidhet e treta në Miss: Jam krenare

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 12:40
Florinda Loki

Florinda Loki është 19-vjeçarja shqiptare që i ka bërë të gjithë krenarë. Ajo ka përfaqësuar Shqiperine në një konkurs bukurie në Turqi dhe ka fituar vendin e tretë.

Florinda jeton në Bruksel me familjen e saj, ku edhe po ndjek studimet. Mirëpo, ajo gjithmonë zgjedh të tregojë me plotgojë se është shqiptare. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, bukuroshja rrëfeu të gjithë eksperiencën e saj, e cila ishte si një ëndërr që u bë realitet.

“Ishte një lloj krenarie për mua, një ëndërr që të konkuroja si Shqipëria, edhe mu bë realitet. Shkova atje dhe nuk e prisja që të merrja vendin e tretë. Ja dola me punë dhe me krenari. Isha e vetmja shqiptare atje. Çdo vajzë përfaqësonte vendin tim. Nuk doja të përfaqësoja Belgjikën ku edhe jetoj. Edhe do ma kërkonin nuk do pranoja, se jam rritur me dy prindër shqiptarë.

Unë jam akoma në shkollë të mesme për estetik, jam në vitin e fundit. Jam make up artiste. Unë kam tre diploma, shkollën e mesme, estetikën, edhe licencën për të hapur punën time. Lyej klientat e mija në shtëpi.

Babin e kam nga Tropoja, mamin nga jugu, nga Elbasani. Por kur vij, rri në Durrës dhe Tiranë në shumicën e kohës”, tha ndër të tjera ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat