Miqësi apo diçka më shumë- Çfarë po ndodh mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit?

Mediale Vip

Miqësi apo diçka më shumë- Çfarë po ndodh mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit?

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 18:13
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Një nga gjërat që është komentuar më shumë në media këto ditë nga 'Big Brother VIP Albania' ka qenë dyshja Luiz Ejlli-Kiara Tito.

Këngëtari ka shprehur që në natën e parë simpatinë e tij për moderatoren bukuroshe, duke e komplimentuar, kënduar këngë, shkëmbyer batuta etj. Por, si qëndron aktualisht raporti mes tyre?

Moderatorja u shpreh se po e shijon shumë atmosferën dhe shakatë që Luizi bën me të. Por, shtoi se deri tani nuk la asgjë më shumë veç miqësisë dhe është ende herët për të vënë pikat mbi "i".

"Unë po e shijoj gjithë këtë atmosferë. Është një person pozitiv, na dhuron shumë të qeshura dhe unë kam dëshirë të ndajë momente me njerëz që më bëjnë për të qeshur. Për momentin nuk ka asgjë. Ndjej vëmendje nga ai, por e shoh edhe në një lloj shakaje. Është shumë herët që të vëmë pika në këtë diskutim"- u shpreh Kiara.

Nga ana tjetër, Luizi nuk deshi të jepte një përgjigje konkrete. Ai iu shmang situatës me batuta duke thënë se "të gjitha gocat këtu i kam motra". Artisti nga Shkodra shtoi se do flasë më vonë për të thënë se çfarë ndjesish ka realisht.

Mbetet për tu parë çfarë do ndodhë mes tyre...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat