Mira Konçi gjen sërish dashurinë pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi?

Mediale Vip

Mira Konçi gjen sërish dashurinë pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi?

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 19:24
Mira Konçi

Para pak muajsh bëri xhiron e mediave lajmi se Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi vendosën të ndanin rrugët. Çifti që ishte së bashku prej më shumë se 25 vitesh i dhanë fund martesës pas problemeve që kanë pasur.

Pas ndarjes kompozitori është rikthyer në Shqipëri, kurse Mira vijon jetën në New York. E së fundmi, ajo është bërë sërish kryefjalë e mediave.

Kjo pasi po aludohet se Mira ka nisur një histori të re dashurie. Këngëtarja për Krishtlindje ka publikuar një foto të një tufe gjigande me lule në makinën e saj. Natyrisht që Mira nuk ka zgjedhur ta tregojë dërguesin e kësaj dhurate kaq të veçantë, por shumë persona kanë nisur të mendojnë se bëhet fjalë për një mashkull romantik.

Gjithsesi, nuk dihet ende se çfarë po ndodh me jetën private të Mirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat