Bora Zemani flet rreth “Dancing With The Stars”, përmend Donaldin

Mediale Vip

Bora Zemani flet rreth “Dancing With The Stars”, përmend Donaldin

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 06:49
Bora Zemani dhe Donald

Bora Zemani këtë vit është ribashkuar sërish me partnerin e saj, prezantuesin Donald Veshaj.

Ata u panë bashkë pas një historie të trazuar që u krijua në Big Brother VIP, ku moderatori nga Vlora nisi një lidhje dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Sidoqoftë, ylli i “Dancing With the Stars” në një intervistë dhënë për emisionin “Wake Up” ka folur rreth këtij spektakli si dhe për mbështetjen që ia ka dhënë Donaldi në këtë rrugëtim.

“Donaldi ka qenë aty për të më mbështetur siç shkoj edhe unë te emisioni i tij, pavarësisht se nuk ka pasur shumë fotografi për ta reklamuar këtë pjesë, ai është program me regjistrim ndoshta gjërat merren me qetësisht. Dancing që është live ka tjetër tension, tjetër emocion”, u shpreh ajo.

Mua më duhet Donaldi shumë aty qoftë për një fjalë të mirë, qoftë duke u kujdesur qoftë edhe për të sjell ndonjëherë një shishe ujë kur ke nevojë. Çfarëdo që të ndodh i kthen sytë aty dhe ke njeriun tënd”, tha mes tjerash Zemani.

Çifti theksojmë se janë bashkë prej disa vitesh, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në raportin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat