Probleme mes Rudina Dembacajt dhe ish-bashkëshortin/ Mungesa në ditëlindjen e vajzës dhe ‘thumbat’ në rrjetet sociale

Mediale Vip

Probleme mes Rudina Dembacajt dhe ish-bashkëshortin/ Mungesa në ditëlindjen e vajzës dhe ‘thumbat’ në rrjetet sociale

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:25
Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti

Ditën e djeshme vajza e Rudina Dembacajt ka festuar ditëlindjen e 6.

Natyrisht që për vogëlushen nuk ka munguar edhe festa e organizuar nga aktorja dhe të afërmit e saj. Por ajo që na ra në sy nga kjo festë ishte mungesa e babait të Viktorias, Aleksandrit. Që pas ndarjes, Rudina dhe Aleks kanë treguar se kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë. Madje dyshja takoheshin për hir të Viktorias dhe festat e ditëlindjes i kalonin së bashku.

Por duket se ditën e djeshme Aleksi nuk ka qenë dhe nga ajo çfarë kuptohet nga rrjetet sociale, kanë disa kohë pa u takuar.  “Mishi dhe gjaku im. E dashura ime gezuar ditelindjen. Te dua pamase . Me ka marre shume malli”, shkroi ish-bashkëshorti i aktores në Instagram.  Nga ana tjetër, edhe partnerja e re e tij ka bërë një dedikim për vajzën e partnerit të saj duke lënë të kuptohej se prej kohësh nuk janë takuar.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria jone. Sa keq më vjen që me muaj po humbim kaq shumë kujtime. 09.04.2022. Më ka marr malli të përqafoj. Të duam”. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes ish-çiftit, por nga ajo që kuptohet nga këto postime, një krisje mes dy ish-bashkëshortëve ka sjellë edhe mungesën e Viktorias në shtëpinë e babait të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat