Sara Hoxha ndan detaje nga “Big Brother VIP”: Nuk lejohen..

Mediale Vip

Sara Hoxha ndan detaje nga “Big Brother VIP”: Nuk lejohen..

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:22
Sara Hoxha

Producentja Sara Hoxha ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në “Goca dhe Gra”, ku ndër të tjera ka folur për formantin e “Big Brother VIP 2”, i cili pak ditë më parë nisi edicionin e tij të dytë. Ajo u shpreh se jo të gjithë banorët që hynë në këtë format dinë ta menaxhojnë formatin,

“Jo të gjithë dinë ta menaxhojnë Big Brotherin. Nuk është resort me pesë yje që të shkosh aty të bësh kërkesat, të lyhesh e të marrësh disa ‘like’ në Instagram. Big Brotherin duhet ta menaxhosh. Ndonjëherë rëndojnë edhe psikologjikisht, pasi je larg fëmijëve. Siç është rasti i Oltës. Kam rastisur me familjarët e konkurrentëve dhe e shohin kështu se kushedi çfarë do t’u ndodhë”.

Sara zbuloi se do të ketë shumë shpejt banorë të rinj dhe ndryshe nga viti i kaluar në ‘reality show’ do të ketë disa ndryshime, “Këtë vit nuk lejohen dronët. Nuk lejojmë shumë diskutime politike, fushata, fyeje, ofendime. BBV merr masë ndaj çdo gjëje që i kalon caqet”.

Teksa u pyet se si i shikon banorët e këtij viti, producetja u shpreh se deri tani disa prej tyre kanë në mendje banorët e vitit të kaluar dhe po përpiqen të ngjasojnë me ta, por shtoi se nuk beson se kjo do të jetë për një kohë të gjatë.

Deri më tani pjesë e “Big Brother VIP” janë bërë pjesë 15 banorë, të cilët konkurrojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat