Për herë të parë Kristina Baki publikon foto me vajzën e saj, na i bëri “sytë zemra”

Mediale Vip

Për herë të parë Kristina Baki publikon foto me vajzën e saj, na i bëri “sytë zemra”

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 16:57
Kristina Baki

Kristina Baki është njëra nga modelet më të njohura dhe të suksesshme shqiptare.

Bukuroshja ka preferuar që jetën private ta mbajë gjithmonë të mbyllur për mediat dhe publikun duke qêndruar sa më larg lajmeve e rrjeteve sociale. Kristina që nënë u bë për herë të parë në maj të këtij viti deri sot e kishte mbajtur të fshehtë portretin e vajzës së saj. Së fundmi në një intervistë për “Living”, Kristina na prezantoi për herë të parë me Sierën e vogël dhe na shkriu zemrat.

Modelja u bë nënë për herë të parë në muajin maj kur mirëpriti në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Siera. Ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin: Siera. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’. “Në ditën e baby-shower dua të zbuloj edhe emrin e bebushes sime. Në fakt ishte shumë e vështirë.

Para se të isha shtatzënë mendoja se ishte gjëja më e thjeshtë për të gjetur një emër. Emrat që dëgjoja mendoja “O sa i bukur ky o sa i bukur ai.” Por gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë se ka qenë gjëja më e vështirë. Emri që më pëlqente mua nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas. Gjithashtu edhe ndonjë familjari, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që na pëlqeu të gjithëve: Siera. Ky emër në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip ‘si era’. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, si ne. Ndaj kemi vendosur ta festojmë baby-showrin në një fermë.”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat