Pse Kim Kardashian ka një kod veshjeje për punonjësit dhe cili është ai?

Mediale Vip

Pse Kim Kardashian ka një kod veshjeje për punonjësit dhe cili është ai?

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 06:37
Kim Kardashian

Kim Kardashian pëlqen nuancat e lehta të ngjyrave dhe sipas saj, e njëjta estetikë duhet të ruhet edhe në uniformën e punonjësve të saj.

Në podcast-in me Angie Martinez, Kim u pyet nëse një kos veshjeje i koordinuar me ngjyra është i qëllimshëm.

"Absolutisht. Unë kam uniforma."

Kardashian tregoi se ka një manual për punonjësit e saj dhe shpjegoi se cilat ngjyra mund të veshin ata. Disa prej tyre ishin e zeza, bluja, e bardha, ngjyrë krem dhe khaki. 

Sipas saj, edhe punonjësit ndihen më të lehtësuar kur kanë një "udhëzues mode".

"Shtëpia ime është kaq Zen. Kështu që unë pyeta se si do ndiheshin të gjithë për këtë dhe ata thanë se 'do ua bënte jetën më të lehtë'."

Kardashian ka qenë gjithmonë e zëshme për qëndrimin e saj ndaj minimalizmit dhe për paletat e thjeshtuara të ngjyrave. Në fillim të këtij viti, ajo foli për Architectural Digest ku tha se "një dizajn minimalist krijon një ndjenjë të qetësisë" dhe mesa duket pjesë "e dizajnit" janë edhe uniformat e punëtorëve të shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat