Wanda konfirmon ndarjen me Icardin: Më duhet një hamshor!

Mediale Vip

Wanda konfirmon ndarjen me Icardin: Më duhet një hamshor!

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:27
Wanda

Wanda Nara konfirmon ndarjen me Mauro Icardin nëpërmjet një komunikimi me ndjekësat e saj në Instagram. Agjentja e famshme, ishte në humorin e duhur për t’i kthyer përgjigje të gjithë të interesuarve në profilin e saj ndërsa sigurisht, Wanda di të shfaqet edhe provokuese teksa thekson se i dashuri i saj i ri duhet të jetë hamshor.

“Tani jam vetëm dhe po e shijoj këtë periudhë. Si duhet të jetë i dashuri im i ri? Duhet të tregohet shumë i kujdesshëm për mua dhe të jetë një hamshor”, tregon Wanda, teksa kjo fjali mjaftoi që të përfundonte sërish në qendër të vëmendjes me mediat që gjithnjë tregohen të vëmendshme në drejtim të argjentinases.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat