Artani në prehërin e Andit, përqafohen dhe ledhatohen në Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

Artani në prehërin e Andit, përqafohen dhe ledhatohen në Big Brother VIP Kosova

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 19:58
ArtanI dhe Andi

Banorët e Big Brother VIP Kosova po bëhen gati që së bashku ta festojnë natën e ndërrimit të viteve.

Ata kanë përgatitur një solo-koncert, ku së bashku do të këndojnë live, teksa do të shijojnë edhe darkën e fundvitit.

Ndërkohë teksa presin që mbrëmja të vijë, dy nga djemtë e shtëpisë Andi dhe Artani, kanë shfrytëzuar momentin që të bëjnë shaka me njëri-tjetrin.

Ka qenë sportisti nga Peja, Andi, ai i cili e ka marrë rolin e “babadimrit” në shtëpi, duke mbajtur në krah Artanin dhe ledhatuar atë.

Në anën tjetër, Artani si të ishte një fëmijë bën sikur ndjehet i sigurt në prehërin e Andit, teksa e përqafon atë.

Në Big Brother Kosova të hënën do të ndodh eliminimi i radhës, ku nga shtëpia do të largohet një prej të nominuarve, të cilët janë: Shota, Vivien, Xhuli, Andi dhe Stresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat