Ish-futbollisti anglez ndahet nga gruaja e tij disa muaj pas dasmës madhështore

Mediale Vip

Ish-futbollisti anglez ndahet nga gruaja e tij disa muaj pas dasmës madhështore

Më: 1 janar 2023 Në ora: 11:27
Jermain Defoe është ndarë nga gruaja e tij

Ish-futbollisti anglez Jermain Defoe është ndarë nga gruaja e tij vetëm disa muaj pas martesës së tyre e cila kushtoi 200 mijë funte.

Ish-ylli i Spurs dhe West Ham - i cili u martua pak më shumë se gjashtë muaj më parë - i kaloi Krishtlindjet e tij në ishullin e Karaibeve të St Lucia, ndërsa gruaja e tij Donna qëndroi në shtëpi në Glasgoë.

Defoe, 40 vjeç, së fundmi është fotografuar pa unazën e  tij të martesës, ndërsa Donna ka kthyer mbiemrin e saj të vajzërisë Tierney në internet.

40-vjeçarja gjithashtu nuk e ndjek më bashkëshortin e saj në rrjetet sociale.

Ata të dy gjithashtu kanë hequr fotot e njëri tjetri në Instagram! 

The Sun të dielën zbuloi se Defoe e ka tradhëtuar bashkëshorten e tij vetëm një muaj pasi ata u martuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat