Pas refuzimeve të Kiarës, Luizi hidhet në krahët e Teas? Ja çfarë thotë kur pyetet për raportin me ish-konkurrenten e Për’puthen

Mediale Vip

Pas refuzimeve të Kiarës, Luizi hidhet në krahët e Teas? Ja çfarë thotë kur pyetet për raportin me ish-konkurrenten e Për’puthen

Më: 1 janar 2023 Në ora: 14:19
Luiz dhe Tea

Pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Teksa fliste me Olta Gixharin, kjo e fundit e pyeti Luizin se pse nuk është martuar deri më sot. Me batutë këngëtari tha se atë nuk e ka marrë njeri.

Më tej në bisedë aktorja e ngacmoi edhe për raportin e tij me Tean, me të cilën Luizi ka qenë mjaft i afërt këto ditë.

Ai tha se te Tea i pëlqen fakti që mund të flasë me të për shumë kohë dhe ajo nuk i flet për asnjë nga banorët e tjerë në shtëpi, duke e cilësuar këtë pjekuri nga ana e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat