Princ Harry kërkon paqe me Familjen Mbretërore? Ja deklarata e fundit e tij për të atin dhe vëllanë

Mediale Vip

Princ Harry kërkon paqe me Familjen Mbretërore? Ja deklarata e fundit e tij për të atin dhe vëllanë

Më: 2 janar 2023 Në ora: 19:11
Princi Harry

Princi Harry ka filluar konferencat për shtyp për publikimin e autobiografisë së tij të shumëpritura, "Spare", i cili do të dalë më 10 janar. Ai gjithashtu do të ulet me Anderson Cooper për një intervistë në "60 Minutes". 

"Nuk kanë treguar absolutisht asnjë vullnet për t'u pajtuar. Do të doja të ktheja babanë tim. Do të doja të ktheja vëllanë tim.”-thotë Harry në videon promo të intervistës. 

Harry tha se ai po kërkon të ketë një "familje" në vend të një "institucioni", duke shtuar se The Firm duket ndryshe për të dhe gruan e tij, Meghan Markle. 

Intervista do të transmetohet më 8 janar. Libri, i cili pason dokumentarin e tij dhe të Markle në Netflix, "Harry & Meghan", do të jap detaje mbi jetën e tij brenda dhe jashtë familjes mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat