Nuk pranojnë se janë në lidhje, por veprimi i fundit i DiCaprios dhe aktores thotë të kundërtën

Mediale Vip

Nuk pranojnë se janë në lidhje, por veprimi i fundit i DiCaprios dhe aktores thotë të kundërtën

Më: 2 janar 2023 Në ora: 22:29
Leonardo DiCaprio dhe Victoria Lamas

Leonardo DiCaprio dhe Victoria Lamas u panë duke pritur vitin 2023 së bashku. 

Ylli i "Titanic", 48 vjeç, dhe e dashura e tij e re(e përfolur), 23 vjeç, po festonin në një jaht natën e e ndërrimit të viteve sipas  "Page Six", duke nxitur edhe më shumë thashetheme për romancë. 

Pavarësisht se njerëz pranë tyre pretendojnë se janë thjesht miq, kjo shënon takimin e tyre të katërt në më pak se një muaj. DiCaprio ishte veshur casual me një bluzë të bardhë, një kapele gri dhe pantallona të errëta. Miqtë e tij Drake dhe Tobey Maguire u panë gjithashtu në jaht të shtunën. 

Takimi i fundit i DiCaprio dhe Victoria vjen pasi ata u panë duke darkuar në një restorant muajin e kaluar. 

Babai i saj, aktori Lorenzo Lamas, tha për "The Post" se ajo e kishte shumë qejf aktorin e "Wolf of Wall Street". Por, deklaroi se ata nuk janë në një lidhje. 

Gjë e cila po bëhet gjithnjë e më e pabesueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat