Miley Cyrus do të publikojë një këngë të re në ditëlindjen e ish-bashkëshortit dhe interneti u çmend

Mediale Vip

Miley Cyrus do të publikojë një këngë të re në ditëlindjen e ish-bashkëshortit dhe interneti u çmend

Më: 4 janar 2023 Në ora: 06:11
Miley dhe Liam

E thamë që Lana e çoi në një tjetër nivel “hakmarrjen” ndaj ishit kur i bëri reklamë albumit të ri vetëm në qytetin e tij, por edhe Miley nuk mbetet pas.

Miley do të publikojë këngën e re më 13 janar, fiks për ditëlindjen e ish-bashkëshortit, Liam Hemsworth dhe jo, nuk është aspakt rastësi. Kënga do të titullohet “Flowers” (“Lulet”) dhe duke nisur nga vargjet, po, është një dedikim.

Në kanalin e saj në Youtube u postua teaser-i dhe mbishkrimi ishte: "Vit i ri, Miley e re, single i ri".

Por, ç’mendon interneti për këtë super lëvizje?

"IKONIKE", shkroi dikush.

Dikush tjetër vuri në dukje se Miley ka nge ta bëjë diçka të tillë:

"Miley publikon një këngë në ditëlindjen e Liam. I dua gratë".

"Legjendare" e quan një tjetër përdorues i Twitter:

Miley dhe Liam u martuan në vitin 2018 dhe u ndanë pas 2 viteve. Pas ndarjes, Liam shkroi një deklaratë ku njoftoi fansat dhe tha se i uronte ish-it “shëndet dhe lumturi”, ndërsa këngëtarja bëri një postim në Twitter dhe shkroi shkurtimisht: “E dua Liam dhe do ta dua gjithmonë”. Në 2022-shin, ajo e quajti martesën “katastrofë”.

Miley, shpeshherë i ka shprehur ndjesitë përmes këngëve, ku më e famshmja është pa dyshim “Wreaking Ball”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat