Një romancë mes Dea Mishel dhe Amos Zaharia? Biseda e fundit e tyre i tha të gjitha

Mediale Vip

Një romancë mes Dea Mishel dhe Amos Zaharia? Biseda e fundit e tyre i tha të gjitha

Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:23
Dea Mishel dhe Amos Zaharia

Kimia mes Dea Mishel dhe Amos Zaharia është komentuar shumë në mediat sociale pasi ata iu bashkuan "Big Brother VIP". Por, a ka mundësi që mes tyre të ndodhë diçka më shumë se miqësia? 

Nga ana e blogeres jo. Të paktën për momentin. 

Dyshja kanë biseduar së fundmi rreth asaj që mund të lindë mes tyre dhe Dea u shpreh se i pëlqen të bisedojë me Amosin por vetëm kaq. 

Madje ajo i tha aktorit që të mos merret shumë me të. "Mos i analizo kaq shumë gjërat që them unë. Mos u merr kaq shumë me mua Amos. Mos u merr me mua më mirë. Të vlerësoj shumë si njeri, bisedat bashkë, janë ndër pjesët më të këndshme të të qendruarit këtu por mos u merr me mua."-i tha ajo. 

Kurse aktori u shpreh se disa gjëra të Dea Mishel i janë dukur si mesazhe. Gjithsesi, deklaroi se nuk është futur në BBV "për të gjetur nuse." 

“Mendoj që je njeri sido që të jetë i rezervuar dhe ma ke thënë këtë nëpërmjet gjërave që i thua gocave tjera përshembull që unë pres që të vij dikush te unë. Nuk analizoj por më është dukur se duke thënë ca gjëra ke thënë ca gjëra të tjera, o ke çuar ca mesazhe”.-u shpreh Amosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat