Arsyeja pse mbretëresha Elizabeth e mbante pemën e Krishtlindjes deri në 6 shkurt

Mediale Vip

Arsyeja pse mbretëresha Elizabeth e mbante pemën e Krishtlindjes deri në 6 shkurt

Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:32
Mbretëresha Elizabeth

Krishtlindjet dhe festat e fundvitit mbaruan edhe për këtë vit dhe duhet thënë që kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar, sidomos për familjen mbretërore. Tani është koha që të gjithë t’i rikthehemi normalitetit dhe shumë po mendojnë që ta heqin pemën e Krishtlindjeve para datës 5, sepse nëse nuk hiqet para kësaj date mendohet se sjell fat të keq.

Megjithatë, Mbretëresha Elizabeth, e cila ndërroi jetë në gusht të vitit kaluar, e mbante pemën e Krishtlindjes për një periudhë të gjatë, kjo për një arsye prekëse.

Mbretëresha dhe Princi Philiph e mbanin pemën dhe zbukurimet e Krishtlindjeve deri më datë 6 shkurt, kur është edhe përvjetori i vdekjes së të atit të mbretëreshës, Mbretit George VI. Ai ndërroi jetë në Sandringham më 6 shkurt të vitit 1952.

Sipas traditës, pema duhet të hiqet 12 ditë pas Krishtlindjes, në Natën e Dymbëdhjetë, që njihet edhe si “Eve of the Epiphany”. Kjo natë cilësohet edhe si Dita e Tre Mbretërve dhe lidhet me tre burrat e mençur që vizituan dhe bekuan beben Jezus. Besohet se nëse i mban dekorimet pas kësaj date, do të sjellë fat të keq në shtëpinë dhe jetën tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat