Frymëzuar nga Arbana dhe Xhemi: Çfarë do të thotë të kesh një shoqe ideale?

Mediale Vip

Frymëzuar nga Arbana dhe Xhemi: Çfarë do të thotë të kesh një shoqe ideale?

Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:40
Arbana dhe Xhemi

Prej vitesh, shoqe të ngushta, i kemi parë pranë njëra-tjetrës në çdo moment apo ngjarje, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, mund të themi se janë mikesha ideale.

Edhe pas një mbrëmje të lodhshme spektakli, Arbana e gjeti kohën për të surprizuar mikeshën e saj për ditëlindje.

Meqë ra fjala, çfarë do të thotë të kesh një mikeshë ideale?

1. Një mike ideale i tregon dobësitë e saj

Një mike ideale nuk përpiqet vetëm të provojë se sa e fortë dhe e suksesshme është; përkundrazi, shpesh tregon gjëra të sikletshme për veten. Ajo na tregon se sa shumë na beson duke rrëfyer dështimet dhe pikëllimet e saj.

2. Ajo është vërtet e interesuar për dhimbjet dhe vështirësitë e tua

Ajo nuk tronditet apo befasohet nga 'budallalliqet' që ti mund të kesh bërë. Nuk është gjykuese, nuk i trajton me ashpërsi dhe kritikë dobësitë e tua, sepse të njeh mjaft mirë..

3. Ka efekt qetësues

Pranë saj ndiheni gjithmonë me më pak probleme.

4. Të ndihmon në ndërtimin e vetë-kuptimit 

Ka kaq shumë gjëra që ne nuk i kuptojmë plotësisht, se kush jemi dhe çfarë duam. Ne shqetësohemi ose jemi në mbrojtje dhe nuk e dimë vërtet arsyen. Mikesha e duhur të dëgjon dhe të ndihmon për një përshkrimin më të mirë të frikës dhe emocioneve të tua.

5. Të ndihmon të pëlqesh më shumë veten

Ne kemi nevojë për një mik sepse mund të jemi shumë armiqësorë ndaj vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat