Kur të shihni flokët natyralë të Kim Kardashian, do ndiheni më mirënjohëse për flokët tuaj

Mediale Vip

Kur të shihni flokët natyralë të Kim Kardashian, do ndiheni më mirënjohëse për flokët tuaj

Më: 4 janar 2023 Në ora: 20:09
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka treguar një anë që na e mban sekret. 

Kur bëhet fjalë për bukurinë dhe modën, nuk mund të mohohet se ajo zgjedh diçka me shkëlqim dhe gjithnjë duket magjepsëse. Flokët janë padyshim një nga armët e saj më të forta: të gjatë, të shëndetshëm e me jetë ajo eksperimenton jo rrallë me ta. 

Kim ka treguar së fundmi gjendjen natyrale të flokëve të saj në një video në TikTok të postuar në llogarinë e saj të përbashkët me vajzën e saj 9-vjeçare, North West. 

Në klipin e shkurtër të dyshes nënë-bijë duke kënduar klasiken e Krishtlindjes "Baby, It's Cold Outside", Kim shihet me flokët e lagura pas dushit. Siç shihet ajo i ka jo shumë të gjata, gjithashtu më të holla dhe jo shumë të shëndetshme. Duke marrë parasysh që prej disa kohësh është shfaqur me flokët deri në bel (extension), flokët e saj natyralë erdhën si surprizë. 

Kështu, mos u tregoni të padrejta më flokët tuaja...

Image
Kim Kardashian
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat