Jennifer Lopez publikon fotot që nuk i kishim parë nga dasma e saj me Ben Affleck

Mediale Vip

Jennifer Lopez publikon fotot që nuk i kishim parë nga dasma e saj me Ben Affleck

Më: 4 janar 2023 Në ora: 20:44
Jennifer Lopez, Ben Affleck

Jennifer Lopez është kthyer pas në momentet më të bukura për të gjatë 2022. Ylli i "Marry Me", 53 vjeç, ndau një përmbledhje të një prej viteve më të bukura për të në Instagram, dhe ndër fotot dhe videot që nuk i kishte ndarë kurrë më parë ishin disa foto të fustanit të Ralph Lauren që ajo veshi gjatë dasmës së saj në gusht me Ben Affleck.

Në video J.Lo përfshiu disa foto të plota të fustanit të saj mahnitës me kapuç për dasmën e saj në Georgia.

Fustani stil sirene, i cili ishte i treti që ajo veshi për dasmën luksoze, përmbante një mbulesë të tejdukshme që mbështillej mbi flokët e saj si një kapuç dhe një prerje seksi me vrimën e çelësit të zbukuruar me kristale Swarovski.

Në fotot e reja, çifti i sapomartuar qëndronte para një makine ndërsa Lopez mban një tufë me lule në dorë, e Affleck dukej elegant me një smoking të bardhë.

Këngëtarja e "Waiting for Tonight" tregoi gjithashtu disa momente nga prapaskenat gjatë veshjes së fustanit të saj të nusërisë.

"2022 ishte një nga vitet më të bukura ndonjëherë!!! Mezi pres gjithçka që do të vijë vitin e ardhshëm…”-shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat