Angelina Jolie kapet mat me aktorin 26-vjeçar, çfarë po ndodh mes tyre?

Mediale Vip

Angelina Jolie kapet mat me aktorin 26-vjeçar, çfarë po ndodh mes tyre?

Më: 4 janar 2023 Në ora: 21:07
Angelina Jolie

Thjesht dy "njerëz normalë".

Angelina Jolie është fotografuar së fundmi me aktorin Paul Mescal, 26 vjeç, duke pirë kafe në Londër.

Aktorja, e cila aktualisht është beqare pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Brad Pitt, u pa duke biseduar me aktorin irlandez, më i njohur për rolin e tij si Connell në "Normal People".

Yjeve iu bashkua edhe vajza 16-vjeçare e Jolie, Shiloh, e cila gjithashtu dukej se ishte e angazhuar në bisedë. Takimi erdhi pasi nënë-bijë panë Mescalin të performonte si Stanley në “A Streetcar Named Desire”.

Takimi vjen vetëm disa ditë pasi ylli i "Lost Daughter" e gjeti veten në qendër të mediave rreth ndarjes me të fejuarën e tij, Phoebe Bridgers.

Fansat dyshojnë se Mescal dhe këngëtarja e "Motion Sickness", janë ndarë pas dy vitesh së bashku; megjithatë, asnjëri nuk i ka komentuar këto zëra.

Pyetja tani është se çfarë po ndodh mes tij dhe Jolie...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat