Bad Bunny reagon pas videos virale ku i thei telefonim fanses dhe jo, nuk kërkoi falje

Mediale Vip

Bad Bunny reagon pas videos virale ku i thei telefonim fanses dhe jo, nuk kërkoi falje

Më: 4 janar 2023 Në ora: 22:34
Bad Bunny

Bad Bunny ka qenë në qendër të mediave sociale ditët e fundit, por jo për mirë.

Një video e tij në Republikën Domenikane ka bërë xhiron e rrjetit. Videoja në fjalë tregon një grup fansash pranë teksa një prej vajzave të pranishme i del përpara, me kamerën pranë fytyrës së tij.

Kjo gjë duket se ka irrituar yllin e reggaeton i cili i merr telefonin fanses dhe e përplas në tokë. Dikush dëgjohet duke bërtitur “uau, vërtet?” dhe një tjetër thotë “duhet të respektosh hapësirën e tij”.

Artisti ka reaguar për rastin në fjalë, duke e quajtur "mungesë respekti" nga ana e fanses dhe shpjegoi reagimin që bëri.

“Kushdo që vjen tek unë për të më përshëndetur, për të më thënë diçka, ose thjesht për të më takuar, do të ketë gjithmonë vëmendjen dhe respektin tim. Por ata që vijnë për të më vënë një telefon të mallkuar në fytyrë, këtë do ta konsideroj gjithmonë për atë që është: një mungesë respekti dhe do ta trajtoj si të tillë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat