Zbulimi i tradhtisë, sëmundja dhe lutjet për ta takuar: Si i ka pritur Keisi deklaratat e Stresit?

Mediale Vip

Zbulimi i tradhtisë, sëmundja dhe lutjet për ta takuar: Si i ka pritur Keisi deklaratat e Stresit?

Më: 4 janar 2023 Në ora: 22:52
Stresi, Keisi

Edhe një herë historia e dashurisë me Stresin, e ka kthyer Keisin në qendër të vëmendjes publike. Është thuajse e pashmangshme që romanca me një personazh publik mos të drejtojë "prozhektorët" nga një person që nuk ka asnjë lidhje me jetën publike. 

I tillë është rasti i Keisit që pasi iu zbulua romanca me reperin u kthye në një personazh në mediat sociale, teksa daljet e saj publike numërohen me gishtat e dorës. Ndarja nga Stresi dhe jeta në Kanadë e zhvendosi vëmendjen nga ajo, ndonëse edhe këto vite ka qenë jo rrallëherë kryefjalë e mediave rozë. 

Por, javët e fundit ka qenë padyshim ndër personat më të komentuar dhe shkak është bërë pjesëmarrja e artistit në "Big Brother VIP Kosova". Prej fillimit ai deklaroi se qëllimi i tij është të rifitojë Keisin. Më pas zbuloi se e ka tradhtuar dhe se ajo vuan nga tumori teksa "i përgjërohet" çdo ditë që të shkojë ta takojë në "Big Brother VIP". 

Por, si ka reaguar ajo ndaj këtyre deklaratave? Heshtje. 

Keisi ka qenë aktive në Instagramin e saj që është publik dhe numëron dhjetëra mijëra ndjekës. E teksa ajo ndan me ndjekësit e saj detaje nga jeta e përditshme e puna, nuk ka asnjë shenjë mbi Stresin. 

I vetmi reagimi i saj ka qenë në fillim kur Stresi tregoi mbi lidhjen e tyre. Asokohe ajo

Publikoi në Instagram videon ku shfaqej Stresi duke thënë se “vetëm nëse vjen ish-gruaja dal nga ‘Big Brother’” dhe “harroje që del dikush tjetër këtu që e konkurron atë”. Krah saj shkruante:  “Njiheni pak edhe ju".  

Për deklaratat e tij të tjera ajo nuk ka bërë asnjë reagim. 

Këto janë deklaratat e Stresit për të në reality-show: 

- Stresi deklaron se ka hyrë në "Big Brother VIP" për tu ribashkuar me ish-partneren.

"Dua t'i jap një shans tjetër jetës, të harroj gabimet dhe të bashkohem me ish-bashkëshorten."  

- Stresi zbulon se ka tradhtuar Keisin dhe i kërkon falje publike.

“E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi gjithë familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rashë në dashuri, rashë për herë të parë në dashuri, por rashë si në humnerë. Përmes këtij mesazhi dua t'i them se dua që të kthehet.Thjesht nuk jam sjellë mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet faj i imi”. 

- Stresi tregon se Keisi vuan nga tumori. 

“Për shtatë vjet se po flasim këtu, shtatë vjet në shpinë më ka mbajtur me halle me probleme me të mira. I ka dy tumorë. Se po i hymë po flasim hallet e tjetrit, por nuk i dini hallet e tjetrit. Ish-bashkëshortja ka tumor dhe kiste në tru dhe për atë unë flas këtu se më ka mbetur një brengë shumë e fortë në shpirt dhe kur i dëgjoj hallet e tjetrit nuk kam qejf t’i dëgjoj se janë halle koti. Për atë jam i fortë se nesër mundet të ndërrojë jetë vajza e re nuk e kam parë që tre vite”. 

- Stresi i përgjërohet publikisht Keisit që të shkojë ta takojë. 

"Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse nul do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”. 

- Stresi thotë se nëse Keisi nuk shkon ta takojë në "Big Brother" nuk do rendë më pas saj. 

"Ajo do kohën e vetë, por nuk mendoj se do ndodhë. S'ma merr mendja. Dhe po nuk erdhi këtu, nuk e kërkoj atë dhuratë më kurrë. Duhet të ndryshoj jetën, planet e mia avash-avash. Kam bërë shumë hapa dhe do vazhdoj derisa të jem këtu, pastaj kur të dal nuk kam pse e zgjas më. Tani kam nevojë më shumë për të. E meritoj edhe një shans...por jashtë më prej një jetë e bukur shumë. A je burrnesh, çoje një mesazh, thuaj të uroj suksese në lojë. Mos më lër mua me kokë varur. Jepe ti një mesazh, thuaj unë kam jetën time, të uroj të gjesh më të mirat e jetës. Ia ka frikën shumë këtij reality-show. A e di çfarë do të thotë të vijë një vajzë e mirë dhe të të pëlqejë. Jam burrë. Ia kam frikën ndjenjave." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat