Billie Eilish shpalosë të vërtetën e periudhës kur nuk ishte e kënaqur me trupin e saj

Mediale Vip

Billie Eilish shpalosë të vërtetën e periudhës kur nuk ishte e kënaqur me trupin e saj

Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:39
Billie Eilish

Këngëtarja pop Billie Eilish , e cila së fundmi ka mbushur 21 vjet, është shfaqur në kopertinën e Vogue, ndërsa ka shpalosur detaje rreth mendimeve të saj mbi trupin e vet.

Eilish ka treguar se ka pasur një periudhë kur ajo nuk e ka pëlqyer trupin e saj, shkruan Page Six.

“Duke kaluar vitet e mia të adoleshencës, duke urryer veten dhe të gjitha ato budallallëqe, shumë prej tyre erdhi nga zemërimi im ndaj trupit tim, dhe sa e çmendur isha me dhimbjen e madhe që më shkaktoi dhe sa shumë kam humbur për shkak të kësaj”, tha Eilish, duke iu referuar një dëmtimi në fund shpinë që e pengoi atë të ndiqte një karrierë kërcimi.

Këngëtarja e “Ocean Eyes”, e cila thotë se veshjet e saj të gjera janë “arma” e saj kundër turpërimit të trupit, theu akullin në evenimentin e “Met Gala 2021”.

Aso kohe ajo kishte veshur një fustan unik me ngjyrë pjepri, kontrast prej çka publiku është mësuar ta shoh në përditshmëri.

“Ajo që ishte më frymëzuese për mua nga ana krijuese ishte të shihja këtë fuqi 19-vjeçare të na shikonte në sy dhe të thoshte, ‘Dua të bëj diçka që më frikëson’,” ka thënë stilistja e Eilish, Laura Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat