“E përkrah Edonin, por jo komunitetin e tij – familja ime i përkulet Zotit”, thotë Stresi

Mediale Vip

“E përkrah Edonin, por jo komunitetin e tij – familja ime i përkulet Zotit”, thotë Stresi

Më: 5 janar 2023 Në ora: 08:07
Stresi

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Stresi ka komentuar pak mënyrën se si e gjykon Edonin si person, por edhe komunitetin LGBT, që Victoria Owns e përfaqëson brenda shtëpisë.

Stresi ka mohuar të ketë ndonjë shok homoseksual, ndërsa ka thënë se e respekton Edonin, por rreth komunitetit të tij nuk është i informuar mirë.

“Unë nuk kam informacion për komunitetin e Edonit, e përkrah vetëm Edonin. Parullat që ata dalin në protesta janë ‘God is Gay’ (Zoti është homoseksual). Unë e kam thënë se nuk shkoj në koncertin e tij. Por, për komunitetin nuk mund ta them, nisur nga parada e fundit e tyre”, ka thënë Stresi.

“Unë nuk mundem ta përkrah, sepse i takoj një familjeje besimtare që i përulemi Zotit, dhe kur e shoh një parullë karikaturë në parada ‘God is Gay’, unë shokohem”, ka shtuar Stresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat