Aktorja thotë se i dukej ‘e drejtë’ të tradhtonte gjatë martesës së parë, por pse?

Mediale Vip

Aktorja thotë se i dukej ‘e drejtë’ të tradhtonte gjatë martesës së parë, por pse?

Më: 6 janar 2023 Në ora: 07:07
Gabrielle Union

Në episodin e 2 janarit të podcast-it të Dax Shepard's Armchair Expert, Gabrielle Union foli për marrëdhënien e saj me bashkëshortin e parë, ish-yllin e futbollit amerikan, Chris Howard, për të cilën ajo tha se nuk duhet ta kishte kaluar kurrë fazën e “dating”. Aktorja 50-vjeçare, e cila është e martuar me lojtarin e NBA-së, Dwyane Wade që prej vitit 2014, e përshkroi martesën e saj të parë si “jofunksionale që nga dita e parë”.

Pasi Shepard, i cili është i martuar me aktoren Kristen Bell që nga viti 2013, përmendi se si ishte fajtor për tradhtitë e kaluara, Union u përgjigj se edhe ajo nuk ka qenë saktësisht "gruaja e vitit" gjatë martesës së saj me Howard.

“Në martesën time të parë, asnjëri prej nesh nuk mendonte se martesa duhet të na pengonte të shihnim njerëz të tjerë”, u shpreh ajo. “Vazhdonim me aktivitetet tona dhe e çuditshmja ishte se kjo na dukej e drejtë.”

Union shtoi se sukseset e saj në karrierë e bënë gjithashtu të ndihej sikur po merrte atë që ishte e saja.

“Unë isha duke paguar për gjithçka. Po punoja shumë dhe më dukej sikur ky ishte ‘fryti’ i pasurisë sime.”

Gabrielle Union dhe Howard u njohën në një festë në vitin 1999 dhe u martuan nga viti 2001 deri në 2006. Martesa u shoqërua me tradhti nga të dyja palët, derisa dyshja vendosi të ndahej.

Në rrjet, të gjitha deklaratat e aktores janë përmbledhur me fjalinë:

 “Tradhtia më dukej gjëja më e drejtë për t’u bërë sepse unë po paguaja për gjithçka.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat