Pse duhet të largohet nga shtëpia Victoria Owns? – Ja si përgjigjen banorët

Mediale Vip

Pse duhet të largohet nga shtëpia Victoria Owns? – Ja si përgjigjen banorët

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:07
Victoria Owns

Banorët e panominuar të formatit televiziv më të famshëm të momentit, Big Brother VIP Kosova, i janë përgjigjur një sërë pyetjesh të bëra nga “Vëllai i Madh”, të cilat u shfaqën në ekranin e vendosur në sallon.

Kësisoj, në pyetjen se – “Pse duhet që Edoni të largohet nga shtëpia?”, ata kanë dhënë përgjigjet e tyre, duke e vlerësuar prezencën e tij brenda këtij ‘reality show’.

Njëjtë si për Andin, edhe për Edonin, shumica e banorëve shprehur shpresën që të mos jetë i eliminuari i javës.

“Mendoj që nuk duhet të largohet, por duhet t’i përmirësojë qasjet në debate, atë nervozen e vet me e ulë pak kur flet edhe shpresoj që nuk e kanë penalizuar debatet e fundit”, ka thënë Getinjo.

Edhe Ana është treguar goxha mbështetëse mbi Edonin dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë.

“Edonin e kam shumë për qejfi, s’mendoj hiq që duhet të largohet. I kisha dhënë shumë më shumë kohë, sepse shoh shumë sende të mira tek ai. Por, nganjëherë bie lehtë pre e provokimeve që bëhen këtu tek ne dhe i merr shumë afër zemre, që mund të jetë një arsye për penalizimin e tij”, ka thënë Ana.

Edoni dhe Artani kishin pasur debate të ashpra gjatë kësaj jave, ky i fundit përsëri mendon që Victoria Owns nuk e meriton të dalë nga shtëpia.

“Edhe pse jam shumë më i rritur se Edoni, kam mësuar shumë prej tij dhe do të më vinte keq nëse ai do të largohej. Edonin mundet ta penalizojë, pjesa kur ka pasur lojëra kur ai nuk e ka ditur që është në lojë, ka pasur reagime goxha të ashpra, shpeshherë e kemi parë që nuk është pajtuar dhe ka shkuar në dhomë dhe e ka shprehur edhe me mimika. Por, prap besoj shumë se do të jetë mes nesh."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat