Shota Baraliu shpërthen në akuza të rënda ndaj produksionit të “BBVIKS”, këngëtarja përplaset me Alaudin Hamitin

Mediale Vip

Shota Baraliu shpërthen në akuza të rënda ndaj produksionit të “BBVIKS”, këngëtarja përplaset me Alaudin Hamitin

Më: 7 janar 2023 Në ora: 11:24
Shota Baraliu dhe Alaudin Hamiti

Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Shota Baraliu ka shpërthyer gjatë mbrëmjes ë “Prime-t” ku ka akuzuar produksionin e spektaklit se e kanë eliminuar qëllimisht.

Këngëtarja debatoi ashper me moderatorin Alaudin Hamiti, i cili e kundështoi Shotën duke thënë se ishte publiku i cili ka votuar për largimin e saj.

Mes të tjerave, ish-banorja theksoi se produksioni nuk publikon shumë prej gjërave që ndodhin në shtëpi.

“Nuk jam penduar për asgjë që kam thënë, të gjithë i thoni këto kur jeni në kafe. Disa kanë qejf të dalin mirë në media edhe unë këtë dalje e kam dhuratë nga ju. Me vërtetoni që më ka nxjerrë publiku, produksioni të më sjellë mesazhet që më kanë votuar. Aty bëhet gjithçka dhe ju nuk i nxirrni”-tha Shota.

Shota ishe një ndër banoret më të komentuar brenda shtëpisësë famshme. Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo rrëfeu e përlotur momentin kur zbuloi se ka humbur të atin teksa po bisedonte me Lugatin, Vivienin dhe Getinjon.

Gjatë rrëfimit ajo tregoi se vëllai i saj e ka telefonuar dhe i ka treguar se kanë  humbur të atin.

 “Kam qenë në hotel duke pushuar. Vëllai më telefonoi dhe më tha direkt që ka vdekur babai. Fillova të qaj e të bërtas saqë e ngrita gjithë hotelin në këmbë”, theksoi ndër të tjera Shota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat