Stresi thotë se Tayna është reperja më e mirë shqiptare

Mediale Vip

Stresi thotë se Tayna është reperja më e mirë shqiptare

Më: 8 janar 2023 Në ora: 15:26
Stresi dhe Tayna

Banorët e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të komentohen pothuajse për secilin veprim apo deklaratë që bëjnë.

Edhe së fundmi disa prej tyre kanë folur për preferencat e tyre të artistëve vendor, ishte banori i ri Fis Juniku që pyeti Stresin, Gjonin dhe Xhulin se cila sipas tyre është reperja më e mirë në Kosovë.

Reperi nga Shqipëria u përgjigj duke thënë që sipas tij është Tayna, kjo u kundërshtua nga Xhuli që u shpreh se ajo është ‘copy-past’ dhe ndikohen nga artistët amerikane.

“Nëna e rap-it në Kosovë për mua është Tayna, është më shumë duke e bërë stilin e rap-it, ajo t’i merr 15 mijë për 35 minuta (performancë), i merr 25 mijë vetëm për 31 dhjetor nuk është duke i marr kot ato, Dafina Zeqiri është diva, kjo është shija ime”, ka thënë Stresi.

Tutje, banorët treguan simpatinë e tyre edhe për këngëtaren tjetër, Era Istrefi për të cilën than se ka thyer tabu me depërtimin ndërkombëtar që arriti vite më parë me hitin “Bon Bon”.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç hyrjes së re, javë që po lëmë pas i eliminuar nga shtëpia e BBVK ishte aktori, Edon Shileku. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat