Arta Nitaj shfaq linjat e tonifikuara në veshje sportive

Mediale Vip

Arta Nitaj shfaq linjat e tonifikuara në veshje sportive

Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:29
Arta Nitaj

Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj është padyshim ndër femrat më të bukura shqiptare dhe çdo paraqitje e saj komentohet.

Me një numër të madh ndjekësish në rrjete sociale, 26-vjeçarja u sjell admirueseve të saj imazhe nga më të ndryshe duke vënë në fokus pothuajse çdo herë fizikun e saj.

Edhe në një imazh që ndau së fundmi në InstaStory, Arta dukej në super formë teksa u kujdes të provokonte me format.

Image
Arta Nitaj

Bukuroshja zeshkane shihet e në veshje sportive dhe kapele teksa qëndron para pasqyrës së një ashensori.

Në imazh, Arta dukej e mahnitshme teksa mbante me dorë bluzën për të treguar belin e hollë dhe barkun e tonifikuar.

Ndryshe, kujtojmë që pas një pauze të gjatë Nitaj u bë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania”, por që u eliminuar pas pak javësh.

Ndërkaq, ajo aktualisht ka shijuar pushimet në Paris se bashku me mikeshën e saj, Arta Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat