Mori kritika të shumta për shkak të fjalorit në BBVK, Shota Baraliu: Nuk pendohem për asnjë gjë që kam thënë

Mediale Vip

Mori kritika të shumta për shkak të fjalorit në BBVK, Shota Baraliu: Nuk pendohem për asnjë gjë që kam thënë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 20:57
Shota Baraliu

Aktorja Shota Baraliu është larguar të hënën (2 janar) nga shtëpia e famshme e Kosovës, Big Brother VIP.

Gjatë qëndrimit brenda, ajo shkaktoi debate të shumta, krijoi polemika me banorët e tjerë, e madje në disa raste kaloi edhe në ofendime.

Artistja ishte e ftuar sot (e diel) në “Big Talk Kosova”, ku është përballur me kritika të shumta për shkak të fjalorit të saj gjatë kohës që ishte në BBVK.

Gjatë bisedës me prezantuesen Elita Rudi, Shota ‘shpërtheu’ duke thënë se askush nuk mundet t’ia gjykoj rolin.

“Gjithë ai vrull është bërë për një rol timin, cili artist mundet të ma gjykoj rolin tim? Nuk dua të bëj debat se jam përballur”, tha Baraliu.

“I kam thënë ato që i mendoj. Nuk pendohem për asnjë gjë edhe pikë”, theksoi më tej Shota.

Pas Shotës, i fundit që doli nga shtëpia e Big Brother ishte aktori i “Drag Queen”, Edon Shileku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat