Kejvina Kthella zbulon episodet e frikshme të dhunës nga ish-partneri: 'Donte të më vriste'

Mediale Vip

Kejvina Kthella zbulon episodet e frikshme të dhunës nga ish-partneri: 'Donte të më vriste'

Më: 8 janar 2023 Në ora: 21:10
Kejvina Kthella

Mbrëmjen e djeshme Efi bëri një rrëfim tronditës në "Big Brother VIP", duke treguar se si ishte dhunuar nga partneri i saj për vite me radhë. 

Ky rrëfim i saj, është bërë shkak që një banore tjetër, Kejvina, të ndajë historinë e trishtë të saj. 

Bukuroshja tregoi se ka qenë në një lidhje ku është ushtruar dhunë sistematike ndaj saj.

Madje, ajo ndau edhe një episod kur ishte përfshirë policia në Itali, ku ajo ka jetuar. 

“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht. Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma. Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua”, tregoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat