Shawn Mendes 'shokon' fansat me ndryshimin drastik në look

Mediale Vip

Shawn Mendes 'shokon' fansat me ndryshimin drastik në look

Më: 8 janar 2023 Në ora: 22:59
Shawn Mendes

Vit i ri, fillim i ri, look i ri për Shawn Mendes.

Këngëtari i "Señorita" e ka nisur vitin me një model të ri flokësh, pasi është karakterizuar me modelin e flokëve të shkurtër dhe me onde prej vitesh. 24 vjeçari tregoi transformimin e tij ndërsa po dilte nga një kafene në Los Angeles dhe i la fansat e tij të shokuar.

Në mediat sociale ka pasur reagime të shumta rreth look-ut të kanadezit dhe fatkeqësisht fansat nuk e kanë pritur dhe aq mirë

Mendes u pa për herë të fundit me ondet e tij më 25 dhjetor - Dita e Krishtlindjeve, në një video në Instagram që ai ndau nga një udhëtim shëtitje me miqtë.

Mendes nuk i ka zbuluar planet e tij për vitin 2023. Vitin e kaluar, ai ndërpreu turneun e tij botëror, duke shpjeguar në mediat sociale se ai do i përkushtohet shëndetit të mendor.

Ai tha se pasi foli me mjekët, i është bërë me dije se i duhej të merrte më shumë kohë për veten.

Mezi presim rikthimin e Shawn dhe ondeve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat