Rita Ora pozon me bluzën e hapur, vëmendjen e merr komenti i mamasë së saj

Mediale Vip

Rita Ora pozon me bluzën e hapur, vëmendjen e merr komenti i mamasë së saj

Më: 8 janar 2023 Në ora: 23:10
Rita Ora

Rita Ora ka shfaqur linjat e saj tërheqëse në fotografitë e fundit të publikuara.

Me një bluzë që i zbulonte shpinën, Rita mori komplimente të shumta për paraqitjen por në sy ra komenti epik i nënës së saj.

Kujtojmë se Vera Ora ishte e ftuar disa muaj më parë në një intervistë ku foli në lidhje me raportin e saj me Rita Orën dhe fëmijët e tjerë. Duke u kthyer pas në kohë, kur fëmijët e saj ishin ende në një moshë të re, ajo rrëfeu se duke qëndruar në një vend të madh si Londra, në disa raste ka pasur edhe biseda apo debate të ashpra me vajzat e saj. Sa i përket Ritës, Vera Ora tha se ajo është shumë e komunikueshme dhe se shpesh i tregonte “më shumë se ç’duhet.”

Rita Ora dhe Taika Waititi janë një nga çiftet më të rinj në Hollywood që kanë përfunduar në titujt e të gjitha gazetave për raportin e mes tyre.

Këngëtarja Rita Ora dhe Taika Waititi kanë pasur një romancë përrallash që nga takimi për herë të parë në fillim të vitit 2021, dhe çifti u njohën shumë kohë përpara se ta ndanin lajmin e madh me botën. Ora ka pasur disa lidhje me emra të njohur viteve të fundit dhe ajo ishte në lidhje me regjisorin Gavras në vitin 2020 deri në javët e para të janarit 2021. Për shkak të angazhimeve kohore, çifti u nda dhe Rita filloi të takohej me Waititin. Taika Waititi ishte i martuar më parë me regjisoren Chelsea Winstanley për tetë vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2018, shkruan The Things.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat