Krejt papritur dhe si pa të keq, Emily e hodhi një kunjë për djemtë me të cilët ka dalë

Mediale Vip

Krejt papritur dhe si pa të keq, Emily e hodhi një kunjë për djemtë me të cilët ka dalë

Më: 9 janar 2023 Në ora: 06:04
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski është në qendër të shumë lajmeve dhe jo për karrierën e saj si modele, por për historitë e dashurisë që ka krijuar pas divorcit të famshëm nga ish-bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard.
 
Në episodin e fundit të podkastit të saj, “High Low with EmRata”, modelja foli për historitë e saj romantike dhe u shpreh se “tërheq burrat më të tmerrshëm”.

“Ndihem sikur tërheq burrat më të tmerrshëm. Ndonjëherë mendoj: “Dreqin! Sepse dua një burrë me vetëbesim. Nuk dua një burrë me vetëbesim të tepruar, që do të provojë diçka dhe e bën këtë përmes meje”, tha ajo. Besojmë se me ty e kishte Pete Davidson.

“Ajo çka urrej nga takimet, veçanërisht ato me djemtë, ështe si ndihem sikur ata thonë: “Ok, po, ti je e veçantë. Dhe ata e duan dhe e duan (këtë gjë) dhe pastaj, ngadalë, (kjo) vjen duke u dobësuar dhe ata nuk dinë ç’të bëjnë me këto ndjenja. Është kaq e ndyrë dhe e padrejtë, sepse ndihem sikur shumë burra në të vërtetë mendojnë se duan një grua të fortë, por nuk dinë si ta trajtojnë atë dhe nuk dinë se çfarë do të thotë kjo për identitetin e tyre", u shpreh modelja.
 
Emily është shoqëruar për disa kohë me Pete dhe i dhanë fund raportit të tyre, për arsye që ende nuk dihen. Më pas, ajo u fotografua duke puthur artistin para apartamentit të saj, pas një takimi romantik në një darkë speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat